Sporti

Kosova U21 kërkon rezultat pozitiv sonte ndaj Polonisë

09/08/2023 10:09
nga:Mergim Rreci

Kosova U21 e zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”, me ‘Dardanët’ që do të përballen me Poloninë.

Kosova U21, aktualisht ka tri pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e pari mposhti 2:0 Estoninë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e sontme zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në ‘Orlen Stadion’, atje ku ‘Dardanët’ kërkojnë rezultat pozitiv.

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Tovërlani për dy takimet e këtij muaji: