Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës.
Ai ka thënë se Kurtit dhe Osmanit i është bërë e qartë që duhet leje që forcat e Policisë së Kosovës të hyjnë në Veri.
Hoxhaj e ka quajtur lajm të keq për Kosovën.
”Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Postimi i plotë:


