Njohësi i çështje politike, Dritëro Arifi tha se sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me presidenten Osmani dha një mesazh të qartë.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Stoltenberg bëri me dije se çdo lëvizje ushtarake apo policore në veri të vendit, duhet të jetë në koordinim.
“Mesazhi i shefit të NATO-s ishte shumë i qartë që në veri të vendit çdo lëvizje e forcave ushtarake apo policore e Kosovës duhet të bëhet në koordinim, pra ai nuk e potencoi që nuk bën të lëvizet, por vetëm me koordinim. Këtë e tha në kuptimin që mos të ketë ndonjë rrezikim të sigurisë nga palët tjera”, tha Arifi.
Arifi thotë se Qeveria e Kosovës ka mungesë të theksuar koordinimi me aleatët.
“Kjo është një mesazh i cili veç ka ekzistuar më herët, por ajo çfarë kërkoi NATO është koordinimi më i thelluar që po vrehet se ka munguar që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti”, tha ai.
“Qeveria Kurti duhet të jetë me serioze në koordinim me KFOR-in dhe jo të krijohen skena ku rrezikohet jeta e të gjithë qytetarëve. Kosova nuk rrezikohet nga jashtë, pra duhet të kuptohet si sinjal pozitiv dhe nuk duhet marrë si konotacion në kuptim negativ.Një mesazh që Kosova është shtet, edhe pse NATO nuk e njeh, por që të koordinohet në mënyrë që mos të kemi probleme me komunitetin serb”, shtoi ai.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv të Instituti për studime evropiane dhe globale, Jeton Halimi thotë se Stoltenberg ia bëri të qartë edhe Serbisë, që NATO do të jetë shumë gjatë në Kosovë.
“Shefi NATO-s z.Jens Stoltenberg sot gjatë konferencës mbas takimit që pati me znj.Vjosa Osmani ia bëri me dije si Kosovës dhe Serbisë, që prania e NATO-se do të jetë shumë gjatë në Kosovë dhe nuk do të lejojë të këtë trazira në Ballkan. Përfshirë këtu edhe Mitrovicën e Veriut në mënyrë që ta mbajnë situatën nën kontroll”, tha ai.
Halimi për GazetaBlic përmendi edhe deklaratën e presidentes Osmani, ku e kritikoi për joprofesionalizëm.
“Deklarata e Osmani në këtë kohë dhe në raporton me NATO-n nuk është aspak profesional, nuk është hera e parë që krerët e shtetit bëjnë gabime të qëllimshme”, tha ai.
Kujtojmë se, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencë e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Çdo zbarkim i forcave speciale në veri të vendit duhet të bëhet në koordinim me NATO-n.
I pyetur nëse është kriter i ri koordinimi edhe për zbarkimin e forcave speciale, pasi sipas marrëveshjes dypalëshe bëhet fjalë vetëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Stoltenberg tha se secili zbarkim i forcave duhet të jetë në konsultim.
“Nuk është kriter i ri. Është baza e misionit për një kohë të gjatë tashmë. Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin e KFOR-it dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt mes autoriteteve në Prishtinë me çfarëdo lloj zbarkimi të forcave që mund të ndikojë pozitën tonë e sigurinë në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.
Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, se marrëveshja e vitit 2013 e vë theksin vetëm te FSK-ja, dhe se Policia e Kosovës e ushtron detyrën prej më shumë se dy dekadash në të gjithë vendin pa dallim territori.
“Marrëveshja e vitit 2013, fokusohet vetëm te Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vetë kushtetues në gjithë territorin e Kosovës për më shumë se dy dekada. Dje e festuam përvjetorin e krijimit të policisë, është forca më profesionale e shumë etnike në gjithë rajonin. Si parim insistoj që koordinimi me aleatë jo vetëm për veriun…”, tha ajo.


