Lajme

Stoltenberg: Esenciale të shmanget eskalimi i mëtejmë, KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin duke ofruar siguri për të gjithë

09/07/2023 15:04
nga:Gazeta Blic

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e tij duke ofruar siguri për të gjithë.

Në një konferencë për media së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Stoltenberg ka deklaruar se NATO-ja po vazhdon të monitorojë situatën në Kosovës nga afër.

“Në bazë të zhvillimeve të fundit, NATO-ja ka zbarkuar trupat e saj në Kosovë dhe vazhdojmë ta montiorojmë situatën afërsisht dhe vazhdojmë të veprojmë për të përmbushur mandantin tone të OKB-së për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet. Komanda në Kosovë është në kontakt të afërt me të dyja organizatat e sigurisë në Kosovë si dhe shefin e mbrojtjes në Serbi”, ka deklaruar ai.

Tutje, Stoltenbeg ka mirëpritur hapat e marrë nga pala kosovare e dialogut për të ulur tensionet gjersa theksoi se dialogu Kosovë-Serbi ka mbështetjen e plotë të NATO-s.

“I mirëpresim hapat e ndërmarrë nga Prishtina për të ulur tensionet përfshirë zvogëlimin e numrit të forcave special të Policisë në very dhe për të mundësuar zgjedhjet e reja. Por është esenciale të shmanget çdo eskalim i mëtejmë dhe i inkurajojmë të dyja palët të veprojnë në përmbajtje dhe të veprojnë në përputhje me zotimer e tyre. NATOa-ja mbështet fuqishëm dialogun e elhtësuar nga BE-ja në mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka deklaruar Stoltenbeg.

Ky i fundit ka komentuar edhe takimin e javës së ardhshme në Bruksel.

“Ne mirëpresim takimin e javës së ardhshme që është shapllur si e vetmja mënyrë për të gjetur zgidhje të reja dhe për të zgjidhur zgjidhjen që respekton tëd rejtat e komuniteteve. Kjo kërkon durim, insistim dhe kompromis.”, ka deklaruar ai.

Këtë të enjte, Osmani u prit nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin, do të realizojë takim bilateral pasditen e së enjtes.

Javën e ardhshme pritet të rinisë procesi i dialogut.