Sporti

Ndeshja Kosovë – Zvicër, ‘fluturojnë’ çmimet në ‘tregun e zi’, biletat shiten deri në 220 euro

09/07/2023 14:58
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me kombëtaren e Zvicrës të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Pritet të jetë një ndeshje fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që pritet të jetë i stërmbushur, shkruan GazetaBlic Sport.

Të gjitha biletat për këtë takim janë shitur sipas njoftimit zyrtar të FFK-së, por që shitja e tyre nuk ka përfunduar në ‘tregun e zi’.

Një qytetar ka postuar për shitje dy bileta në një grup në ‘Facebook’, të cilave iu ka vendosur një çmim prej 220 euro, kurse çmimi real i tyre ishte 10 euro për copë.

Ka pasur raportime edhe për shitje të tjera në këtë formë, kurse shumë qytetarë janë ankuar se biletat janë shitur për një kohë shumë të shpejtë.

/GazetaBlic Sport/