Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 22 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 25 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se shtatë prej tyre janë për vjedhje të shërbimeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 12 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë. /BetimipërDrejtësi


