Kombëtarja e Shqipërisë e vazhdon sonte misionin e saj kualifikues drejt Kampionatit Evropian 2024.
Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në Pragë, kurse të dielën do të ndeshen me Poloninë, me takimin që luhet në ‘Air Albania’.
Të drejtuarit e Sylvinhos janë momentalisht në vendin e dytë në grup, duke siguruar 6 pikë nga 3 ndeshjet e para, me një humbje ndaj Polonisë dhe dy fitore ndaj Moldavisë, respektivisht Ishujve Faroe.
Përsa i përket basteve, Çekia konsiderohet favorite nga kompanitë ndërkombëtare për të fituar ndeshjen e sotme. Triumfi i mundshëm i vendësve kuotohet me 1.55, ndërsa një barazim ka koeficientin 3.45.
Nga ana tjetër, fitorja e kuqezinjve të drejtuar nga Sylvinho llogaritet me koeficientin e lartë 6.40.
/GazetaBlic Sport/


