Lajme

Kryetarja e FSSHK-së: Kryeministri Kurti nuk e ka patur idenë se në çfarë gjendje është shëndetësia

09/06/2023 19:02
nga:Y I

Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri, në një intervistë dhënë për Gazeta Blic” tha se kryeministri kurti nuk e ka ditur se në çfarë gjendje është shëndetësia.

Ajo tha që është rritur pak buxheti për shëndetësinë por jo aq sa meriton dhe aq sa ka nevojë ky sektor.

“Konsideroj se edhe kryeministri Kurti nuk e ka patur idenë se në çfarë gjendje është shëndetësia ndërsa ministri Vitia e ka njohur këtë problem shumë. Çështja e ‘Ligjit të Pagave’ mendoj se i ka zënë pak të papërgatitur mirë por mendoj që ka hapësirë për me u përmirësu. Por me u trajtu si prioritet shëndetësia, konsideroj se akoma jo. Përve Ligjit të Pagave që e kanë bërë, ligj i cili nuk e ka prekur vetëm shëndetësinë por të gjithë sektorin publik. Eshtë rritur pak buxheti për shëndetësinë por jo aq sa meriton dhe aq sa ka nevojë shëndetësia. Psh kemi raste aq të rënda që trajtohen nëpër shtëpi se nuk kemi mundësi me i trajtu. Sot u bisedua çështja e një çendrës së rehabilitimit e cila kishte me qenë tepër e mirseardhur për Kosovën ku njerzit me gjendje kome trajtohen në shtëpi. Me pas fatin me pas një person me koma në shtëpi 7-8 vite është goxha e rëndë dhe e kushtueshme dhe e vështirë me u kujdes. Shteti do të duhej të merrej me kete çështje, ky duhet të jetë prioritet i shëndetësisë” tha Imeri për “Gazeta Blic”

Imeri: Ligji i Pagave ka shumë mangësi, kemi kërkesë për të hyrë në protestë!