Lajme

Deputetja e VV-së i përgjigjet Selmanajt për sanksionet: Kurti në Estoni do të ketë takim edhe me DASH

09/06/2023 18:41
nga:Y I

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, pasi ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook ka thënë që Kosova është në ditën  e 70-të nën sanskione.

Kryeziu-Hyseni në reagim ka treguar se ndodhet bashkë me Selmanajn në Estonin në një forum për transparencë në Kuvend.

Ajo ka thënë e atje është edhe kryeministri Kurti, që sipas saj u duartrokit pas një fjalimi që ka pasur atje.

Ajo ka përmendur edhe takime me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas ndërkohë që ka përmendur se Kurti do të ketë takim edhe me Departamentin e Shtetit Amerikan.

“Jam në Estoni bashkë me Driton Selmanajn, si përfaqësues të Forumit për Transparencë në Kuvend.Këtu është edhe Kryeministri Kurti i cili pas fjalimit të tij që pati duartrokitje të gjata, takoi Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, Presidentin e OGP, Sanjay Pradhan, pas drekës së shtruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Margus Tsahkna, do të ketë takim edhe me Departamentin e Shtetit Amerikan.Super sanksione koleg” shkruan Kryeziu-Hyseni në Facebook.