Lajme

Zonja e parë amerikane me Covid-19, Joe Biden do të mbajë maskë në çdo takim

09/06/2023 08:02
nga:Sh R

Zonja e parë amerikane Jill Biden është pozitive me Covid 19 dhe ka simptoma të lehta të sëmundjes dhe Presidenti Joe Biden do të mbajë maskë si masë paraprake, edhe pse testi i tij ishte negativ për virusin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti 80-vjeçar nuk ka simptoma të sëmundjes, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

Presidenti “do të mbajë një maskë brenda dhe kur ka njerëz rreth tij”, në përputhje me masat në fuqi, shtoi zëdhënësja. “Presidenti nuk do të mbajë maskë kur është mjaft larg nga të tjerët, si brenda ashtu edhe jashtë.”

Jean-Pierre nuk tha nëse Biden do të mbajë maskë në samitin e G 20 në Nju Delhi, as se cilat janë planet e Shtëpisë së Bardhë në rast se presidenti do të dalë pozitiv edhe për Covid. “Presidenti do të testohet rregullisht,” tha ajo.

Jill Biden ka simptoma të lehta, njoftoi zyra e saj, duke shtuar se ajo aktualisht po qëndron në rezidencën private të çiftit presidencial.

Gjatë javëve të fundit, numri i rasteve të infektimit me Covid në Shtetet e Bashkuara është rritur, si dhe numri i shtrimeve në spital.