Sporti

E zbulon agjenti i Ambrabat: Refuzoi të gjithë klubet për United

09/05/2023 23:42
nga:Genita C

Agjenti i Sofyan Ambrabat ka treguar që mesfushori ka “refuzuar çdo klub” për ta realizuar “ëndrrën e tij” për të luajtur në Manchester United.

Mesfushori maroken ju bashkua United në ditën e fundit të merkatos për një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro me opsion kalimin permanent në verën e ardhshme për 25 milionë euro. Disa skuadra tjera, përfshirë Liverpool, ishin gati që të nënshkruanin me Ambrabat por mesfushori ruajti qetësinë dhe priti transferin e tij në Old Trafford.

“Ti kishe një ëndërr që e shikove vetën duke luajtur nën projektorët e Teatrit të Ëndrrave. Ti ma besove mua që këtë ëndërr ta bëjë një realitet dhe për 15 vite të këtij udhëtimi ku të kam parë të rritesh nga djalë i ri me talent të rrallë dhe pasion për futbollin te një burrë që je sot, futbollist klasi”, ka shkruar Mahmoud el Boustati në instagramin e tij.

“Pas paraqitjes së juaj në Botëror, skenën më të madhe prej të gjithave, e tërë bota fliste për emrin e juaj. Ata të gjithë panë atë çfarë unë e dija, talentin e juaj të padiskutueshëm”.

“Besimi i im nuk ka ndryshuar kurrë edhe pse këto tre muajt e fundit ishin të vështira, më shumë pengesa, ti refuzove çdo klub që telefonuan për ty për shkak se kishe besim që ëndrra e juaj do bëhet realitet”.

“Një klub. Ia dolëm vlla, premtimi u mbajt, ëndrra u realizua. Teatri i ëndrrave të pret”.

Ambrabatit ju rrit çmimi pas paraqitjeve të mira gjatë ecurisë së Marokut në Botërorin e 2022 ku arritën në gjysmëfinale. Erik ten Hag insistoi në blerjen e mesfushorit pasi që ai beson që ai është një futbollist agresiv që i përshtatet Premier Ligës.

Ambrabat më shumë gjasë do të debutojë me United në ndeshjen kundër Brighton më 16 shtator që luhet në Old Trafford, pasi që nuk arriti të regjistrohet në kohë për ndeshjen kundër Arsenal që United e humbi 3-1 të dielën e kaluar.