Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit ishte njëra nga pikat e dakoorduara mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së në muajin korrik për shtensionimin e situatës në katër komunat veriore.
Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje kishte shumë pikpyetje se si do të shkohej në zgjedhje.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal formoi Grupin Punues për hartimin e një Udhëzimi Administrativ që do të mundësonte shkuarjen në zgjedhje përmes peticionit.
Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, konfirmoi sot se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ që i hap rrugën zgjedhjeve në veri.
Po si po shihet ky Udhëzim Administrativ nga subjektet opozitare në vend?
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Udhëzimi Administrativ i MAPL-së ka pikpyetje të mëdha ligjore dhe politike.
“Së pari me lejoni të them që krejt kjo situatë ka qenë e panevojshme, dhe është krijuar si rezultat i veprimeve te pamatura të qeverisë. Ky udhëzim i MAPL ka pikëpyetje të mëdha ligjore e politike.Ligjore për shkak se nuk është e qartë nëse një ministri ka të drejtë të urdhërojë një institucion të pavarur si KQZ-ja të ndërmarrë çfarëdo veprime” tha Gjoshi për “Gazeta Blic”
Ai shtoi se një Udhëzim i tillë paraqet dorëzim para Serbisë dhe Vuçiqit.
“Mandej se a ka mundësi qe me nje akt të tillë ti merret mandati kryetarëve të zgjedhur? Dhe në aspektin politik konsistojnë në precedanin që sjell ky Udhëzim që mund të keqpërdoret në të ardhmen. Po ashtu ky udhëzim paraqet një dorëzim para Serbisë dhe Vuçiçit të cilit ju ka dhënë një instrument për të marr mandatin kryetarëve ne komunat ku janë shumicë serbet” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së për “Gazeta Blic”
Në lidhje me hartimin e Udhëzimit Administrativ kanë folur edhe nga partia tjetër opozitare AAK-ja.
Deputeti i këtij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj, tha se përveç peticionit ka patur edhe mënyra të tjera më të shpejta dhe efikase.
‘Shkuarja në zgjedhje në veri përmes peticionit është njëra nga mënyrat e mundshme edhe pse ka patur mënyra më të shpejta dhe më efikase siç është dorëheqja e kryetarëve në veri. Mendoj se ata kanë instalu një metodë të re, të funskionimit të pushteteve komunale sepse ky Udhëzim Administrativ nuk do të jetë obligativ vetëm për veriun por edhe për komunat e tjera ” tha Dreshaj për “Gazeta Blic’.
Disa javë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dilaogun Kosovës-Serbi-Miroslav Lajçak u dakoorduan për deeskalimin e situatës në veri.
Pjesë e dakoordimit ishte një marrëveshje me katër pika ku përfshihej edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri.
Pikat e dakoorduara janë si më poshtë:
Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.
• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
/Gazeta Blic/
‘Udhëzimi Administrativ’, Daka: KQZ organizon zgjedhje, jo mini-referendum!