Ditë më parë, presidenti i Francës Emmanuel Macron, deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të rishikohet, në rast se Kosova dhe Serbia nuk sillen me përgjegjësi.
Në lidhje me këtë ka folur gazetarja që vepron në Gjermani, Vjollca Hajdaraj, e cila theksoi se Gjermania nuk do të bëjë presion të njëjtë në krahasim me Francën.
“Nisem nga ajo që Gjermania, ka qenë një nga faktorët kryesorë të cilët e kanë shtyrë këtë proces drejt liberalizimit të vizave, ka qenë ndër avokuesit më të fortë të cilët janë treguar pro liberalizimit të vizave, dhe unë nisem nga fakti se Gjermania nuk do të bëjë presion në krahasim me Francën, që tashmë është deklaruar përmes presidentit Macron”, u shpreh Hajdaraj.
Ajo shtoi se kërcënimi i Macronit nuk bën të anashkalohet pa u analizuar mirë.
“Ndonëse nuk është një kërcënim i thjeshtë, nuk bën të injorohet, nuk duhet të alarmohemi dhe të krijojmë panik pa verifikuar çështjen tjetër, palën tjetër, palën gjermane”.


