Lajme

Kurti dhe Davenport bisedojnë rreth procesit të zgjedhjeve në veri

09/05/2023 14:55
nga:N K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, Kurti ka shprehu shqetësimin e tij për “kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi ndaj policëve të rinj serb të angazhuar në Policinë e Kosovës.

Po ashtu u diskutua edhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

“Ndër të tjerash, diskutuan për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, me ç’rast Kryeministri shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e OSBE-së në adresimin e legjislacionit sekondar në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale. Në takim, u bisedua edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen. Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.