Lajme

Memli Krasniqi pas intervistës së Thaçit: Krenar, sot e përgjithmonë me presidentin – Dielli do të lind përsëri

09/04/2023 19:56
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas intervistës së transmetuar të ish-presidentit Thaçi, të parën pas shkuarjes në Hagë.

Krasniqi ka thënë se për liderët e mëdhenj, në luftë apo në paqe, atdheu është gjithmonë i pari.

“Sonte dëgjuam një intervistë emocionuese, e cila në çdo fjalë përmbante ëndrrat, mallin dhe dashurinë e pakusht për Kosovën. Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin Hashim Thaçi. Dielli do të lind përsëri, President”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

INTERVISTA E PLOTË: Hashim Thaçi nga Haga flet për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës