Sporti

Ryan Gravenberch refuzon ftesën e Kombëtares së Holandës

09/04/2023 18:38
nga:E K

Futbollisti i ri i Liverpool, Ryan Gravenberch, ka refuzuar ftesën e Kombëtares U-21 të Holandës

Mesfushori e ka humbur mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës për kualifikime në Euro 2025 të U21 ku ata do të luajnë kundër Moldavisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai ishte përfshirë në ftesën e holandezëve për kampionatin europian i cili pritet të zhvillohet gjatë verës në Rumani dhe Gjeorgji.

Gravenberch po ashtu ka luajtur edhe për skuadrën seniore, ku është ftuar 11 herë, por ai ka zgjedhur që të jetë jashtë kampit holandez gjatë këtij pushimi të ndeshjeve të Kombëtareve. Kjo për shkak se i riu dëshiron që të fokusohet për karrierën në Anfield, pasi u transferua aty nga Bayern Minchen për 40 milionë euro.

“Ryan Gravenberch nuk do të udhëtojë për në Zeist për këto ndeshje të Kombëtarëve pasi që ka zgjedhur të pushojë për Holandën Junior.

Mesfushori i Liverpoolit i ka thënë trajnerit të KNVB-së, Michael Reiziger që ai dëshiron që të fokusohet tek klubi i tij i ri gjatë ndeshjeve të Kombëtareve në shtator duke e bërë kështu veten jo të gatshëm për këto ndeshje”.

Gravenberch u la jashtë skuadrës së Ronald Koeman për Botërorin e Katarit më 2022. Ai ka pasur një përvojë jo të mirë edhe në nivel klubesh sezonin e kaluar, pasi që ka bërë vetëm tri paraqitje për Bayernin në Bundesliga, por ai mund të debutojë për Liverpoolin për herë të parë kur Reds udhëtojnë për të luajtur kundër Wolves më 16 shtator.