Lajme

“Albin mashtruesi” – Prindërit plotë mllef ndaj vendimit për libra: S’pritet asgjë prej Nagavcit, bëri 10 vite ta kryej fakultetin me notë 6

09/05/2023 19:22
nga:N K

Disa nga qytetarët e pyetur nga Gazeta Blic janë shprehur të mllefosur lidhur me çështjen e librave shkollor, ku Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mori vendim që tekstet t’i blejnë prindërit pastaj të rimbursohen.

“Prej një ministre, që për 10 vite e ka kry një fakultet me notën 6 nuk pritet më shumë, është pak çka do të bëj më vonë”, është shprehur  një qytetar.

Tutje ka thënë se kjo procedurë e sigurimit të librave është mjaft e mundimshme si dhe ka pasur edhe mungesë të disa librave.

“Shumicën e librave nuk pata mundësi me i marrë hiç, shumë e mundimshme, që një javë ne jemi duke vrapuar herë në një librari, herë në tjetrën”.

“Në e-Kosova akoma nuk kanë dal paratë. Me paratë tona i kemi blerë, duhet ose me borxh ose me lënë diçka keq me i ble librat. S’ka lidhje, ne librat i blejmë për fëmjët tanë, por ka qenë mundësia me i marrë si ka qenë procedura shumë e mirë, pse me kriju krejt këtë tollovi është katastrofë”, ka thënë ndër të tjera një nga prindërit.

Një tjetër qytetar po ashtu i mllefosur me këtë vendim ka thënë se vetëm dy abetare i kanë kushtuar 22 euro, si dhe vendimin e quan diktaturë të Albin Kurtit.

“I bleva dy abetare 22 euro, edhe kjo ndodh vetëm në Kosovën e Albin mashtruesit, ja në çfarë gjendje na ka sjell, librat i kemi pas që 23 vjet gratis e tash Albini na e ka sjell me prit në rend, kjo është diktatura e Albin Kurtit, si milloshviqi në 1990 si Albini në 2023”, ka thënë një nga qytetarët.

Një prind tjetër ka thënë se nëpër librari po krijohet tollovi e madhe dhe se ka radhë duku një orë, dhe se kjo situatë është e panevojshme sipas tij.

“Nuk pata mundësi me i siguru të gjitha, ka pas mungesë të disa librave tash duhet me shku në një librari tjetër, pritëm në rend diku një orë, brenda është një tollovi e madhe, nuk është shumë e mundimshme por e panevojshme”.

“Në e-Kosova kam aplikuar, parat kanë dal, për mua nuk ka qenë shumë e mundimshme,  por për një pjesë të madhe besoj që po”, tha tutje qytetari për Gazeta Blic.

Deklaratat e plota, shikoni në videon më poshtë: