Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka ironizuar me fjalimn e deputetës se LDK-së Hykmete Bajrami, në seancën e thirrur nga opozita për tekstet shkollore, e cila u bojkotua nga LVV-ja, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një postim në facebook i ka reaguar Bajramit pasi ajo tha se Qeveria nuk ka arrit të bëj pazar me shtëpitë botuese, duke thënë se padashje ka treguar se si janë bërë punët në qeveritë e kaluara.
“Më pëlqen kur flet Hikmetja sepse pa dashje shpeshherë na tregon qysh ka qenë logjika e punës së qeverive të kaluara”, ka shkruar Pacolli.


