Lajme

Deliu i drejtohet pushtetit: Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj

09/04/2023 13:00
nga:N K

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas bojkotimit të seancës së jashtzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte thirrur nga opozita për çështjen e teksteve shkollore, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në facebook e ka akuzuar pozitën duke thënë se pasi fëmijët i kanë lënë pa libra, sot po u ikin përgjegjësive duke e bojkotu seancën.

“Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

“Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend”, shtoi tutje deputetja.