Pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka pezulluar nenin e Ligjit për Tatimin në Pronë, ku u kërkohej komunave t’ua falnin nga 100 euro tatmipaguesve, ka ardhur reagimi i parë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kanë qenë të bindur që niveli qendror ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke synuar që t’ia shkurtoj buxhetin e komunave për rreth 30 milionë eurove.
Tutje Ibrahimi thotë se, ka pasur një ndërhyrje në kompetencat e komunave.
“Ne si Asocioacion i Komunave të Kosovës e mirëpresim një vendim të tillë, për masën e parakohshme kemi qenë të bindur që niveli qendror ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke synuar që t’ia shkurtoj buxhetin e komunave për rreth 30 milionë eurove dhe gjithashtu kemi menduar që ka pasur një ndërhyrje në kompetencat e komunave”, tha Ibrahimi për Gazeta Blic.
Ai thotë se niveli qendror po merrë vendime arbitrare, pa konsulta fare me komunat dhe nuk është hera e parë që ka tentime për shkurtime të buxheteve komunale.
“Ne besojm thellë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe po presim që edhe vendimi final sa i takon kësaj çështje të jetë pro komunave sepse sinqerisht niveli qendror po merrë vendime arbitrare, pa konsulta fare me komunat dhe nuk është hera e parë që ka tentime për shkurtime të buxheteve komunale, por gjithashtu po ka edhe ndërhyrje në kompetencat vetanake të nivelit lokal dhe po shpresojmë që kjo është në favor të komunave”, përfundoi ai. /GazetaBlic/
Kushtetuesja pezullon zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë


