Lajme

Një e vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Shqipëri

09/04/2023 09:00
nga:G B

Një 35-vjeçare ka mbetur e vdekur, kurse burri i saj dhe një person tjetër janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Sarandë-Qafë Botë në Shqipëri.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në spital, raporton Euronews.al.

Personat që u aksidentuan jetonin në Greqi, dhe kishin ardhur në Tiranë për dasmën e vëllait të viktimës.