Lajme

Vdes një person nga të shtënat me armë zjarri në Prizren, i dyshuari në arrati

09/03/2023 20:25
nga:Genita C

Një person rreth moshës 48-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të diel në Prizren dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i emergjencës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se i dyshuari i cili është rreth moshës 50 vjeç është ende në arrati.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana të Prizrenit. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të viktimës rreth moshës 48 vjeç. Policia janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”, ka thënë ai.