Lajme

Kryeministri Rama nesër e pret presidenten Osmani në drekë zyrtare

09/03/2023 18:46
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri për vizitë dy ditore.

Gjatë kësaj vizite, ajo do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, Osmani me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga Rama.

Presidentja poashtu do të pritet në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.