Me 14 shtator do të mbahet takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Por, çka pritet nga ky takim?
Analisti politik Gazmir Raci, thotë në një prononcim për Gazeta Blic se pret zotim për zbatim të planit franko-gjerman në plotëni dhe jo siç kërkon Serbia.
“Pres që të dyja palët të zotohen për zbatimin e planit franko-gjerman dhe aneksit në plotëni, e jo parcialisht siç kërkon njëanshëm Serbia”, thotë ai.
Sipas Racit, zbatimi i marrëveshjes shërben edhe për planin e zgjerimit për në BE.
“Esenciale është zbatimi i kësaj marrëveshje për të zënë hapin të dyja shtetet edhe për planin e ri të BE-së për zgjerim në 2030 nga Presidenti i Këshillit të BE-së”, deklaron Gazmir Raci për Gazeta Blic./Gazeta Blic/