Lajme

Hajnat ia vodhën veturën pasi e kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti

09/03/2023 09:26
nga:G B

Një personi në Skënderaj i është vjedhur vetura pasi e kishte parkuar atë skaj rrugës për shkak të një defekti teknik, të premten.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori.