Sporti

Rudi Garcia: Nuk ka kohë për t’u ankuar, “maratona” është e gjatë

09/03/2023 08:55
nga:E K

Napoli “u rrëzua” në shtëpi në javën e tretë të Serisë A kundër Lazios, duke e lënë të zhgënjyer trajnerin Rudi Garcia, i cili në përfundim të sfidës tha:

“Ne e meritonim të ishim në epërsi në pushim, sepse patëm një pjesë të parë të shkëlqyer. Pastaj në daljen e vetme ata shënuan, ishin 100% efektivë. Barazuam herët dhe në pjesën e dytë nuk ishim të mirë në driblim. Lazio e meritonte në pjesën e dytë, por në përgjithësi një barazim do të ishte rezultati më mirë. Djemtë duhet ta kuptojnë se kur nuk mund të fitojnë, nuk duhet të humbasin.”

Mungesa e efektivitetit: “Nuk ia dolëm, ishim të pasaktë. Me rastet që patëm duhet të kishim barazuar. Gjuajtëm 22 herë, por zero në portë në pjesën e dytë. Duhet ta pranojmë humbjen, tani kemi një pushim. Nuk ka kohë për t’u ankuar, maratona vazhdon”.

Largimi i hershëm i Kvaratskhelias: “Një ndryshim i planifikuar. Ai e nisi mirë dhe më pas u zbeh duke humbur topa. Është normale sepse ai nuk kishte 90 minuta në këmbë. Por unë jam i lumtur, sepse ai tregoi që mund të bëjë diferencën”.