Sporti

Lewandowski kritikon gjyqtarët: La Liga nuk është tërheqëse shkaku i tyre

09/02/2023 22:15
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski, sulmuesi polak i Barcelonës, ishte shumë kritik ndaj gjyqtarëve në La Liga, duke thënë se gjyqtarët nuk i ndihmojnë ekipet të praktikojnë futbollin sulmues.

“La Liga nuk është tërheqëse, gjyqtarët e vrasin ligën spanjolle sepse nuk promovojnë futboll sulmues. Ka situata ku ata lejojnë gjithçka për mbrojtësit dhe unë, për shembull, shoh menjëherë një karton të verdhë nëse bëj një faull”, tha sulmuesi me përvojë, në një intervistë për gazetën polake Meczykipl .

/GazetaBlic Sport/