Sigurimi i teksteve ka sjellë shumë telashe për prindërit dhe fëmijët në këtë fillim të vitit shkollor.
Përveç faktit se këtë vit u aplikua një mënyrë tjetër, ajo përmes subvencionimit ç’ka nxiti shumë reagime, prindërit po përballen edhe me vështirësi të tjera si mungesa e librarive nëpër disa qytete.
Lexues të “Gazeta Blic” i kanë thënë mediumit tonë se prindërit nga Deçani janë detyruar të udhëtojnë për në Pejë për të blerë librat pasi në qytetin e tyre nuk ka filial të librarisë Dukagjini.
Më poshtë iu sjellim pamje:




