Sporti

Enis Bardhi mbrëmë ishte krejt tjetër nivel, realizoi dy supergola nga distanca në Superligën e Turqisë

09/02/2023 13:17
nga:E K

Kapiteni i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka shënuar dy supergola në fitoren e skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Kasimpasa.

Ish kampioni i Turqisë e fitoi ndeshjen me rezultat 5-1, e vlefshme kjo për xhiron e katërt në elitën turke.

Bardhi gjeti rrjetën në minutën e 28-të, duke realizuar supergol dhe ngriti epërsinë në 2-0 për Trabzonsporin, pasi paraprakisht kishte shënuar Destan.

Tjetri gol spektakolar për shqiptarin nga Maqedonia erdhi në minutën e 64-t, kur fillimisht tentoi me të majtën, ndërsa në tentimin e dytë me këmbën e djathtë realizoi gol mjaftë të bukur, duke çuar shifrat në 4-0. Deri në fund të ndeshjes u shënuan edhe dy gola tjerë.

Bardhi ishte lojtari më i mirë fushë me notën 8.4 nga SofaScore. Për Enis Bardhi këto, ishin dy golat e parë në sezonin e ri në Superligën e Turqisë.