Lajme

Rama: Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qen endacakë

09/02/2023 12:08
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se deri më tani janë adoptuar 30 qen, ndërsa siç ka thënë ai ka edhe shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë.

Rama u shpreh se ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje.

Tutje, ai u shpreh se synimi është që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar.

Postimi i plotë: