Sporti

Taremi: Nuk kam folur kurrë me asnjë nga Milan, kanë kontaktuar agjentin e gabuar

09/02/2023 08:34
nga:E K

Sulmuesi i shumë përfolur për një transferim të Milani në ditët e fundit, Mehdi Taremi ka reaguar publikisht për këtë çështje.

Në një prononcim për mediet portugeze, iraniani deklaroi se nuk është kontaktuar nga asnjë pjesëtar i klubit të “Djallit”.

“Milani nuk ka pasur kurrë kontakt me mua. Nuk e di pse vazhduan të flisnin me agjentët e gabuar. Nuk ka asnjë klub në botë që zgjedh se kush i përfaqëson lojtarët.”-tha ai.