Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuciq, pritet të mbahet me 14 shtator.
Në një prononcim për Gazeta Blic, analisti politik Arbnor Sadiku, ka thënë se ky do të jetë një takim i radhës, së “shtyerjes me brryla” nga të dyja anët Kosovë – Serbi.
“Konsideroj se do jetë një takim i radhes, së shtyrjes me brryla nga dyja anët Kosovë – Serbi”, tha Sadiku për Gazeta Blic.
Tutje ai thotë se Kurti do t’i mbështet qëndrimet e tij fillestare për zbatimin e ligjit dhe rendin në tërë territorin e Kosovës.
“Kurti do mbështet qëndrimet e tija fillestare për zbatim të ligjit dhe rendit në tërë territorin e Kosovës, kurse Vuçiqi do qëndroj në pozicionet e Millosheviqit, ku për të nuk është fare e rëndësishme BE-ja dhe Brukseli, por, forcimi i idesë për Serbinë e Madhe”, shtoi ai.

“Është momenti kritik që aneksi i Ohrit të fillojë së zbatuari nga pika e parë e deri tek e fundit”


