Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës sot, në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës.
Në këtë takim Osmani, uroi ata pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me.
E para e shtetit, shprehi mbështetje për këtë kategori duke potencuar se “gjithëpërfshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm”.
Po ashtu, ajo tregoi edhe gatishmërinë t`i mbështesë sportistët paralimpikë edhe më tej, duke thënë se do t`iu qëndrojë pranë edhe në Lojërat Paris 2024.
Komiteti Paralimpik i Kosovës, gjithashtu sot ka mbajtur konferencë për media me rastin e pranimit të tij në atë të Evropës me të drejta të plota.
Të pranishëm në konferencë, ishin zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, presidentja e komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, përfaqësuesit e zyrës së Bashkimit Evropian, KFOR-it, si dhe përfaqësues të Federatave Parasportive e parasportistët.
Zëvendësministrja Osmani, gjatë fjalës së saj deklaroi se mbështetja institucionale nuk do t’i mungojë komitetit.


