Lajme

Drejtoresha e Arsimit në Shtime: Shumica e nxënësve janë furnizuar me libra

09/01/2023 19:25
nga:Sh R

Viti i ri shkollor në Shtime ka filluar pa problemin e furnizimit me libra.

Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Yllka Fejzullahu.

“Shumica e nxënësve veçse janë furnizuar me libra. Natyrisht që ka pasë disa telashe të vogla me furnizim me disa libra që nuk kanë arrit me i gjetë, por në shumicën e rasteve janë furnizuar edhe nuk ka pas probleme të tilla”, ka deklaruar ajo në Info Magazine.

“Ka qenë një furnizim i rregullt, nuk ka pas mungesa, vetëm duhet të kemi parasysh faktin që është vetëm dita e parë”.

Ajo ka theksuar se fat i mirë është që në Shtime ka mjaftueshëm librari.

Komuna e Shtimes drejtohet nga Qemajl Aliu, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Yllka Fejzullahu