Lajme

U zhduk familja e mërgimtarit nga Drenasi, policia jep detaje për rastin e raportuar nga familjarët

09/01/2023 15:52
nga:N K

Një person nga Drenasi dje kishte njoftuar policinë se vëllai i tij, i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.

Për këtë rast zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke kryer procedurat e verifikimit.

“Kemi informacione që janë kontaktuar personat e raportuar nga familjarët. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme të verifikimeve të informacioneve si dhe dokumentimin e tyre para se të procedojmë rastin më tutje”, tha ajo.

Policia për këtë rast fillimisht ka raportuar në raportin 24 orësh.

“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.