Skuadra e Ballkanit arriti përsëri suksesin e madh duke u kualifikuar në grupet e Conference League.
Kampioni i Kosovës sot mësoi kundërshtarët e fazës së grupeve, aty ku fati e caktoi që të jetë në grupin C me skuadra si: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen dhe Astana shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi nga Suhareka pas hedhjes së shortit ka reaguar në faqen zyrtare në Facebook duke thënë se skuadra kosovare do të bëjë maksimumin për paraqitje dinjitoze ndaj çdo kundërshtari.
Ja postimi:
Tifozë të dashur ?
Rrugëtimin tonë në grupet e Konferencës së Evropës, e vazhdojmë ndaj këtyre kundërshtarëve:
1.GNK Dinamo Zagreb
2.FC Viktoria Plzen
3.FC Astana
Me punën dhe përkushtimin tonë maksimal, do ta bëjmë të pamundurën që të paraqitemi sa më denjësisht ndaj çdo kundërshtari.
Na priftë e mbara, shqiptarë.


