Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka vizituar disa shkolla në kryeqytet me rastin e fillimit të mësimit, raporton Gazeta Blic.
Musmurati ka thënë se nga vizitat që ka pasur ka mungesë të librave në disa shkolla.
“Por libra nuk kishte në shkolla. E pashë që në shkollën Emin Duraku mbi 80% e nxënësve të klasëve 1-5 nuk kishin blerë librat. Ndërsa në shkollën Teuta asnjë nxënës nuk ishte furnizuar me libra”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Vizitova klasët 1-5 në SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë dhe Shkolla Fillore Teuta Grashtice për të parë nga afër fillimin e vitit mësimor.
Entuziazëm e energji pozitive në çdo shkollë të Prishtinës. Nxënës të gatshëm për të zënë dituri të reja, e mësimdhënës të motivuar për të trasuar rrugën e dijes.
Por libra nuk kishte në shkolla. E pashë që në shkollën Emin Duraku mbi 80% e nxënësve të klasëve 1-5 nuk kishin blerë librat. Ndërsa në shkollën Teuta asnjë nxënës nuk ishte furnizuar me libra.
Deri më tash nga raportet e shkollave po e shohim që mungojnë tekstet shkollore. Shpresoj që furnizimi të kompletohet sa më shpejt që të mos humbet asnjë orë mësimore.


