Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.
Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari i Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport‘ është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e Ballkanit për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League.
Thaqi tha se Ballkani vërtetoi se arritja e vitit të kaluar nuk ishte thjeshtë rastësi.
“Është diçka e madhe një sukses shumë i madh e që e dëshmuam se rastësisht as vitin e kaluar nuk ishim aty.Një arritje që na bënë krenar dhe na jep shumë vetëbesim për ndeshjet në vazhdim.Ka qenë një rrugë shumë e vështirë mirëpo gjërat e mëdha dhe të mira arrihen vetëm me vështirësi dhe mund.Shpresojmë që të bëjmë mirë edhe në grupe”, tha Thaqi për GazetaBlic Sport.


