Shqipëria ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit.
“Kuqezinjtë” do të përballen me Republikën Çeke me 7 shtator dhe me Poloninë me 10 shtator, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri, Sylvinho ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këto ndeshje, kurse në listë shihet se janë grumbulluar edhe Arbnor Muja dhe Mirlind Daku.


