Armenia dhe Azerbajxhani thanë të premten se kishte viktima në luftimet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, në veriperëndim të rajonit separatist të Nagorno-Karabakut.
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se dy nga ushtarët e saj ishin vrarë dhe një tjetër u plagos në granatimet pranë qytetit Sotk.
Azerbajxhani tha se Armenia kishte gjuajtur pozicionet e tyre në rajonin e Kalbajar duke përdorur drone, po ashtu u plagosën edhe dy ushtarë të Azerbajxhanit. Ky shtet se ka marrë “masa hakmarrëse”.
Nagorno-Karabaku, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, ka qenë një burim konflikti midis dy fqinjëve të Kaukazit që nga vitet që çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.
Pavarësisht diskutimeve sporadike mbi një marrëveshje paqeje për të rënë dakord mbi kufijtë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi enklavën dhe shkrirjen e marrëdhënieve, tensionet mbeten të larta dhe përleshjet përgjatë kufirit të përbashkët janë një dukuri e rregullt, shkruan Reuters.


