Lajme

Humb jetën një këmbësore në Podujevë, u godit nga një veturë

09/01/2023 11:17
nga:Gazeta Blic

Një këmbësore ka humbur jetën ditën e enjte në Podujevë si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga goditja e veturës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar personin i cili ishte duke drejtuar automjetin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.