Sporti

BATE – Ballkani, kalojnë 15 minuta nga ndeshja historike

08/31/2023 20:17
nga:L J

Kanë kaluar 15 minuta nga ndeshja historike mes BATE dhe Ballkanit.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të “Play Off” të Conference League dhe rezultati momental i duelit është 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Ballkani ka rezultatin 4-1 në favor nga ndeshja e parë dhe i duhet të ruajnë këtë avantazh nëse duan grupet e Conference League.

Ekipi i Ballkanit nuk kishte ndonjë rast deri tani, kurse BATE kishte dy mundësi, por Koliçi ishte në vend me pritjet e tij.

/GazetaBlic Sport