Lajme

Këshilli i Prindërve i shqetësuar për rimbursimin e parave për libra: 16 orë na ndajnë nga rënia e ziles së shkollës

08/31/2023 15:35
nga:G B

Nesër me 1 shtator nis viti i ri shkollor 2023/2024, raporton Gazeta Blic.

Por, nga MASHT-i ende nuk janë dalë paratë në xhirollogaritë e prindërve, të cilët këtë vit është dashur t’i blejnë librat për fëmijët e tyre.

Këshilli i Prindërve është shprehur i shqetësuar për këtë, derisa ka thënë se na ndajnë vetëm edhe 16 orë deri në rënien e ziles së shkollës për orën e parë mësimore.

“Vetëm 16h na ndajnë nga rënia e ziles për fillimin e orës së parë mësimore të vitit shkollor 2023/2024”, thuhet në postimin e tyre në Facebook./Gazeta Blic/