Sporti

Inter tenton goditjen e fundit të merkatos, Ndombele synohet nga zikaltërit

08/31/2023 15:15
nga:E K

Inter duket se dëshiron të provojë një goditje të fundit në merkato, dhe Inzaghi ka kërkuar një mesfushor qendror.

Nuk është vetëm Maxim Lopez në pamjet e Interit. Përveç mesfushorit të Sassuolos, në fakt zikaltërit po ndjekin me shumë vëmendje edhe Ndombele.

Në pronësi të Tottenham, ish-lojtari i Napolit do të kalonte me kënaqësi tek Inter, por marrëveshja mund të bëhet vetëm të një huazimi njëvjeçar ose huazim me të drejtë blerjeje.