Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, thotë se edhe pa liberalizimin e vizave është një fluks shumë i madh i qytetarëve që ikin dhe mungon fuqia e punëtorëve, raporton Gazeta Blic.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Azemi ka folur rreth çështjes së ikjes të punëtorëve nga vendi, ku numri i tyre është jashtëzakonisht i madh, dhe se fluksi është i njëjtë edhe kur të bëhet liberalizimi i vizave më 1 janar 2024.
“Realisht ata që e kuptojnë dhe e shohin edhe pa hjekjen e vizave fare është një fluks shumë i madh i njerëzve që duan të lëshojnë vendit. Përderisa deri në vitin 2021 kanë ikur 42 mijë e 670, ndërsa në vitin 2022 kemi mbi 60 mijë punëtor. E kemi një fluks të njëjtë sepse edhe kështu njerëzit veç qysh më herët janë përgatit. Ata sigurisht që në tre mujorshin e parë do të dalin t’a hulumtojnë tregun dhe do të kthehen e t’i presin vizat e punës, kështuqë në njëfarë forme edhe sot është jashtëzakonisht niveli i çështjes shumë i rëndë, sepse po mungon fuqia punëtore”, tha Azemi.
Ai është pyetur nga Gazeta Blic se a do të ketë krizë për ndërprerjen e prodhimeve vendore dhe për mungesë të punëtorëve, i njëjti është përgjigjur se kjo krizë ka filluar para 5 viteve, ku nuk ka punëtor të kualifikuar që dinë të menaxhojnë makinat kompjuterike.
“Kjo krizë ka filluar qysh para 5 viteve. Kosova është edhe sot në krizë sepse ka mungesë të punëtorove të kualifikuar që dinë të menaxhojnë me makinat kompjuterike po themi më bashkëkohore, pra Kosova edhe sot është në krizë për shkak të fuqisë punëtore”, përfundoi Jusuf Azemi.


