Lajme

Arrestohet gjakovari që preu dru në pronën e kontestuar

08/31/2023 09:50
nga:N K

Policia ka arrestuar në Gjakovë një person të dyshuar për “Shkretërim të pyjeve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

I njëjti dyshohet qe ka prerë pyllin, për të cilin është në kontest pronësor me ankuesin.

Po ashtu atij i është gjetur një armë të cilën e posedonte me leje të skaduar.

Pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte prerë pyllin për të cilin janë në kontest pronësor me ankuesin.Te dyshuarit i është konfiskuar një pushkë gjahu te cilin e posedonte me leje te skaduar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.