Lajme

Gjashtë ushtarakë ukrainas humbin jetën në një aksident me helikopter

08/31/2023 07:20
nga:Y I

Gjashtë ushtarakë ukrainas janë vrarë në një aksident me dy helikopterë, kanë raportuar mediat e vendit.

Incidenti, i cili ndodhi pranë vijës së frontit në Kramatorsk dje, përfshiu helikopterë ushtarakë Mi-8, sipas faqes së lajmeve Ukrainska Pravda.

Shkaku i aksidentit nuk është raportuar.

Lajmin për humbjen e tyre e konfirmoi një zëdhënës i forcave ajrore, Yevhen Rakita, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Top Channel