Një 45-vjeçar në Dimal ka humbur jetën aksidentalisht teksa punonte tokën me mjet bujqësor.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, shtetasi ku R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet bujqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


