Zëdhënës i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Elezaj ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarrëfikësit janë duke u përpjekur të lokalizojnë zjarrin.
Ai ka thënë se nuk është raportuar për dëme në njerëz.
“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz” tha Elezaj për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Digjet Muzeu i Muzikës në Gjakovë