Lajme

“Pritet të ketë marrëveshje rreth zgjedhjeve në takimin Kurti-Vuçiq në muajin shtator”

08/30/2023 17:58
nga:Y I

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron aktualisht në Beograd ku është takuar me presidentin serb Vuçiq.

Lajçak ka deklaruar se temë e këtij takimi ka qenë ndër të tjera edhe biseda lidhur me një takim të mundshëm të nivelit të lartë në muajin shtator.

“Sot në Beograd pata diskutime thelbësore me @predsednikrs @avucic për Takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut” ka shkruar Lajçak në Twiter.

Në lidhje me një takim të mundshëm Kurti-Vuçiq në muajin shtator, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike në vend, Muhamet Kelmendi.

Kelmendi u shpreh skeptik se me BE-në ndërmjetësues mund të arrihet marrëveshje.

Ai tha se pa SHBA-të në dialog nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Në shtator planifikohet që mbi Kosovë dhe Serbi të bëhet presion për arritjen e marrëveshjes së “paqes” midis dy vendeve.Në këtë anë duke barazuar palët shkon edhe deklarata nga ana presidentit francez Macron.Veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës mund të interpretohen në forma të ndryshme, por bazë e saj është Kushtetuta e Kosovës.Piksynimi ishte ligjshneria dhe rendi e siguria, kjo mund te intrerpretohet dhe kundërshtohet.Gjithë kohën Serbia e trajton Kosovën në territor serb dhe pretendon për ta ripushtuar, dhe derisa kjo ndodh, paqe nuk do të ketë në këtë anë.Serbia kerkohet të njoh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, këtu është çelësi i paqes”

“Kryeministria serbe, dje ne Bled te Sllovenise, deklaroi- “Eshtë një shtet, nuk janë dy shtete. Kosova nuk është e njohur ndërkombetsrisht, nuk do të pranohet në BE, sepse 5 shtete nuk e njohin”.Deklarata të tilla tregojnë se ku qëndron rreziku.Pa SHBA-të në dialog nuk ka marreveshje Kosove-Serbi” deklaroi analisti Kelmendi për “Gazeta Blic”

Muhamet Kelmendi, Analist

Ndërsa profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, tha se nga takimi Kurti-Vuçiq në muajin shtator pritet të arrihet marrëveshje rreth zgjedhjeve.

“Pres që të ketë marrëveshje rreth zgjedhjeve” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”

Nexhmedin Spahiu, Profesor universitar

Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua në maj, kur në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë e morën pushtetin, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.

Ata i kundërshtuan serbët lokalë, të cilët i bojkotuan zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.

Disa javë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dilaogun Kosovës-Serbi-Miroslav Lajçak u dakoorduan për deeskalimin e situatës në veri.

Pjesë e dakoordimit ishte një marrëveshje me katër pika ku përfshihej edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

Pikat e dakoorduara janë si më poshtë:

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

/Gazeta Blic/

“Takimi i shtatorit” / Lajçak jep detaje të bisedës me Vuçiqin